sqen

Hapen aplikimet për edicionin e tretë të Panelit Rinor EYCA

A keni dashur ndonjëherë të përfshiheni në projekte ndërkombëtare dhe të ndihmoni në drejtimin e një organizate ndërkombëtare? Jeni të pasionuar për të ndarë zërat e bashkëmoshatarëve tuaj dhe për të folur në emër të të rinjve? Dëshironi të organizoni projekte që i japin një platformë të rinjve dhe inkurajojnë pjesëmarrjen qytetare? Nëse po, kjo mundësi është për ty.

Kërkohen të rinj anëtarë të Kartës Rinore Evropiane nga mosha 18-29 vjeҫ të bëhen anëtarët e rinj të Panelit Rinor EYCA.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një program të veҫantë mësimi dhe zhvillimi me të rinjtë. Do të takoni njerëz të rinj me prejardhje të ndryshme.
  • Do të keni mundësi trajnimi për të zhvilluar të gjithë aftësitë e nevojshme: të folurit në publik, advokimit, menaxhimit të projekteve, planifikim të logjistikës dhe buxhetit, hartimit të propozimeve dhe raportimit e aktiviteteve.  
  • Shprehni shqetësimet dhe idetë e brezit tuaj. EYCA është një nga rrjetet më të mëdha në Europë të fokusuar në dhënien e zërit të rinjve, ju do të jeni në gjendje të përdorni mjetet tona dhe të arrini për të bërë një ndryshim.
  • Merrni përvojë me organizimin e nismave dhe projekteve në mbarë Europën. Kjo është një mënyrë fantastike e të kuptuarit si organizatat ndërkombëtare punojnë.
  • Bëheni pjesë e një rrjeti Alumni.
  • Mundësi udhëtimi nëpër Europë për takime dhe evente.

Më shumë informacion rrjetit EYCA, Panelit rinor dhe si mund të aplikoni do të gjeni më poshtë.

Kush jemi ne? Çfarë është EYCA Youth Panel?

Ne jemi Shoqata e Kartës Rinore Evropiane (EYCA) – një shoqatë jo-fitimprurëse, që ka pjesë të saj 40 organizata anëtare në 35 vende të Europës. Sëbashku ne punojmë për të fuqizuar të rinjtë Evropian. Organizatat anëtare të EYCA lëshojnë Kartën Rinore Evropiane tek 7.8 milion dhe synojmë të inkurajojmë më shumë të rinj që të jenë të lëvizshëm në aspektin social, kulturor, arsimor dhe ekonomik.

Idea për Panelin Rinor EYCA ishte fillimisht ti mundësonte kartëmbajtësve të kishin një zë më të forte kur krijoheshin shërbimet e Kartës Rinore Evropiane. Që atëherë, ai ka evoluar më tej për të qenë tani programi i tij i plotë. Paneli Rinor tani jep reagime për organizatën tonë, ndihmon në drejtimin e projekteve të EYCA dhe është përgjegjës për organizimin e iniciativave të veta të udhëhequra nga të rinjtë.

Paneli Rinor EYCA është i përbërë nga 11 të rinj, nga mosha 18 deri në 29 vjeҫ, të përzgjedhur përmes anëtarëve të kartës rinore. Mandati i këtij paneli është për dy vite. Një trajner i përkushtuar ndihmon panelin rinor për të realizuar nismat e tyre.  

Cili është roli juaj?

Si një anëtar i Panelit Rinor të EYCA-s, do t’ju kërkohet të jepni njohuri, të veproni si ambasador i Kartës Rinore Evropiane, të avokoni për çështjet për të cilat ndiheni të pasionuar dhe të organizoni projekte në shkallë të gjerë për t’u dhënë një mundësi të ngjashme të rinjve të tjerë.

Në mandatin e ardhshëm dy vjeҫar, Paneli Rinor do të fokusohet në:

  1. Përfaqësoni EYCA në aktivitete të jashtme dhe të bashkoheni në takimet tona të brendshme. Do të keni mundësinë të flisni në emër të EYCA në evente ndërkombëtare.  Do të mund të bashkoheni në takimet tona të bordit dhe rajonale për të kuptuar më mirë si funksionon EYCA. Ky rol i përbashkët është për të siguruar që të rinjtë janë qendra e organizatës tonë. Ju do të mund të ndani zërin me bashkëmoshatarët tuaj.
  2. Jepni mendime dhe sugjerime mbi aktivitetet e EYCA dhe organizatën. Si ambasador të Kartës Rinore, idetë tuaja se si të përmirësojmë nismat tona janë thelbësore. Çfarë mund të bëjmë më mirë? Ku ka potencial për ndryshim? Këto janë pyetjet që ju duhet ti bëni vetes.
  3. Ofroni Kampin Rinor rural. Ky projekt i udhëhequr nga të rinjtë do të shoh dhjetra të rinj të bashkohen dhe të krijojnë mënyra të reja për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në zonat rurale. Paneli Rinor do të jetë përgjegjës për organizimin e këtij kampi, sigurisht me mbështetjen e stafit të EYCA.
  4. Zhvilloni komunikimin dhe vizibilitetin e Panelit Rinor.  Sianëtar i Panelit Rinor, ju duhet të mendoni vazhdimisht se si të rrisni shtrirjen e nismave tuaja për të përfshirë njerëz të rinj. Inkurajimi i pjesëmarrjes qytetare mes të rinjve është një ambicie e madhe e Panelit Rinor.

Për të kryer këto përgjegjësi, do të organizohen disa takime fizikisht dhe online. Aplikantet duhet të jenë të lirë të ndjekin këto takime:

  • 3 takime fizike të Panelit (Trajnimi fillestar në Shkurt 2023; Kampi veror në Korrik 2023; dhe takimi i fund-vitit në Tetor 2023).  
  • Takime online përgjatë gjithë vitit.  

Përveҫ kësaj, secili nga anëtarët e Panelit Rinor do të ftohet (por jo e detyrueshme) të bashkohet në:  

  • Një takim të bordit EYCA, takim me grupin e rajonit me organizatat e EYCA, dhe në konferencën vjetore. Kjo është një mundësi fantastike për të kuptuar si funksionon EYCA dhe për të ndihmuar në formimin e drejtimit të organizatës tonë.
  • Nëse do të përzgjidheni, ju do të mund të përfaqësoni EYCA në Këshillin Këshillimor për të Rinjtë (Këshilli i Europës) dhe disa konferenca rinore të Bashkimit Evropian.

Një trajner i përkushtuar Panelit Rinor do të ndihmojë me koordinimin e të gjithë këtyre takimeve dhe aktiviteteve, prandaj mos u shqetësoni nëse ju duket përgjigjësi e madhe. Trajneri do të zhvillojë aftësitë tuaja për këto nisma.

Kë po kërkojmë ne?

Nëse ju i plotësoni të gjithë kriteret e më poshtme, ne duam të shohim aplikimin tuaj:

  • Mosha nga 18-29 vjeҫ
  • Keni një kartë rinore të vlefshme/ aktive ditën që do të aplikoni
  • Komunikim të mirë në anglisht – Çdo gjë do të jetë në anglisht, por ju do të inkurajoheni të flisni gjuhën tuaj kombëtare kur të komunikoni me bashkëmoshatarët tuaj  
  • Të keni mundësi dhe gadishmeri të udhëtoni për takime dhe aktivitete në Europë. Ju duhet të ndiqni fizikisht takimet (Shkurt, Korrik dhe Tetor 2023; vendi ende për tu konfirmuar) dhe takimet online me Panelin Rinor.
  • Të motivuar të jeni pjesë e Panelit Rinor EYCA dhe në pozicion për tu angazhuar për mandatin 2 vjeҫar.  

Plus, ju duhet të jeni të pasionuar rreth një ose më shume kauzave të cilat lidhen me të rinjtë. Na tregoni se ҫfarë pasionesh keni në aplikimin tuaj!

EYCA ofron mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë, pavarësisht nga gjinia, kombësia, përkatësia etnike, feja, orientimi seksual apo gjendja shëndetësore.

Si të aplikoj?

Hapi 1

Regjistro një video tënden (jo më shumë se 2 minuta). Ju lutem na tregoni:

  • Pse doni të bëheni pjesë e Panelit Rinor EYCA?
  • Cilat janë kauzat që keni pasion, dhe do të doni të punoni për to? Nëse jeni duke punuar mbi ndonjë kauz të caktuar, na e tregoni. Çdo gjë sado e vogël vlen!  
  • Si mund të ndihmoni në promovimin e Kartës Rinore dhe mundësive që karta ofron për të rinjë përmes Europës? Cilat janë idetë tuaja për të rritur pjesëmarrjen rinore qytetare?
  • Si mendoni se do ju ndihmojë kjo eksperiencë? Si mund të kontribuoni për të bërë këtë eksperiencë të dobishme për të gjithë të përfshirët?

-> Nëse nuk ndjeheni rehat për të dal në kamera, ju mund të regjistroni zërin tuaj dhe të shfaqni të gjithë pamjet e gjërave të rendësishme.  

Hapi 2

Ngarkoni videon në YouTube (ne rekomandojmë të vendosni videon të palistuar kështu që vetëm ata të cilët kanë akses në linkun tuaj mund ta shohin atë).

Step 3

Plotësoni formularin e aplikimit dhe mos harroni të vendosni linkun e videos tuaj në YouTube brenda datës 27 Nëntor 2022, at 23.59 CET. Ju do të merrni një përgjigje nga ne brenda disa javësh.

Suksese!