sqen

Fushatë ndërgjegjësuese mbi vullnetarizmin me të rinjtë e qytetit të Vlorës

Në datën 16 Qershor 2022. në qytetin e Vlorës u realizua Fushata ndërgjegjësuese mbi Vullnetarizmin me të rinjtë e qytetit të Vlorës. Disa nga pikat kryesore që u diskutuan në këtë takim ishin:

  • Sa të rinjtë janë të informuar mbi Ligjin e Vullnetarizmit?;
  • Cfarë sugjerimesh kanë në lidhje me këtë ligj;
  • Cfarë i pengon të rinjtë të angazhohen në cështje të vullnetarizmit?
  • Cilat janë disa nisma ose aktivitete vullnetare që do të donin të mernin pjesë.

Gjithashtu, ekpertja e ftuar në këtë fushatë ndau me të rinjtë disa fakte interesante rreth vullnetarizmin si dhe shpjegoi qartësisht rezultatet dhe përfitimet që fitojnë të rinjtë nga vullnetarizmi.

Në përfundim të takimit, të gjithë të pranishmit u pajisën me certifikatë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “YOUth Acting” zbatuar nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkodër dhe Qendra e shërbimeve sociale Kukës, i financuar nga Leviz Albania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).