Qendra Youth Act në kuadër të projektit: “#DoMoreBeMore – Together for youth empowerment”, ka filluar takimet me të rinjtë në disa qytete të shqipërisë për ti informuar ata mbi mundësitë që ofron Karta Rinore Evropiane si dhe mbi thirrjen e hapur për të gjithë anëtarët e kartës EYCA Youth Panel.
Qëllimi i këtij projekti është promovimi i praktikave dhe i nismave evropiane tek të rinjtë shqiptarë, duke u dhënë atyre mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre në vende të ndryshme të Evropës, nëpërmjet shërbimeve dhe programeve të Kartës Rinore Evropiane.
“Ky grant financohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës”.