sqen

Ftesë pë aplikim: Shërbim ekspertize në mentorimin dhe përmirësimin e ideve rinore në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse”

Hyrje
Qendra Youth Act, në mbështetje nga Agjencia Kombëtare e Rinisë është angazhuar në zbatimin e projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse”, i cili fillon më datë 14 Dhjetor 2022 dhe mbaron më 13 Tetor 2023. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është promovimi i kulturës së sipërmarrjes tek të rinjtë përmes nxitjes së ideve inovatore teknologjike, konkurrencës së barabartë dhe mbështetjes së modeleve të suksesshme në biznes.

Objekti:
Angazhimi i 1 ekspertëve në total në 20 ditë pune, në mentorimin, këshillimin dhe përmirësimin e produktit dhe ideve të gjeneruara gjatë aktiviteteve Bootcamp dhe Scouting.

Qëllimi i pozicionit:
Eksperti e angazhuar nën rolin e mentoruesit do të mbikëqyrë dhe zhvillojë më tej idetë inovative bazuar në modelin STEAM.

Kohëzgjatja e kontratës:
Ekspertët do të angazhohen gjithsej në 20 ditë pune në total gjatë muajve Qershor, Korrik, Gusht dhe Shtator.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Të mentorojë idetë inovative të krijuara nga vetë të rinjtë pjesëmarrës;
– Të japë sugjerime e orientime për zhvillim më tej të idesë së biznesit.
– Të përpunojë raportin përfundimtar të aktivitetit si dhe të identifikoj ë idetë më të mira.

Kualifikimi dhe eksperienca:
– Të ketë eksperiencë në aktivitete pitching, scouting dhe bootcamp etj.;
– Të ketë aftësi organizative dhe komunikuese.
– Të ketë arsim të lartë në fushën e marketingut ose të IT.

Dokumentat e nevojshëm për aplikim:
– CV e aplikantit;

Afatet dhe dorëzimi i aplikimit
– Aplikimi duhet dorëzuar brenda datës 14 Qershor 2023.
– Aplikimi mund të dërgohet me email në adresën [email protected], ose me postë apo dorazi në adresën: Rruga “Frang Bardhi” Selitë-Tiranë.