sqen

EducationUSA

EdUSA_Badge_CMYK

EducationUSA është një rrjet qendrash këshillimi në më shumë se 175 shtete. Qëllimi është promovimi i arsimit të lartë në ShBA ku të gjithë nxënësit apo studentët të marrin informacion të saktë, të plotë dhe të përditësuar mbi mundësitë e studimit në institucionet e arsimit të lartë në Shtete e Bashkuara.

EducationUSA Albania u hap si qendër këshillimi më shtator 2012.  Qendra mbështetet financiarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri. Të gjitha shërbimet e konsulencës janë pa pagesë.

Këshilluesi i EducationUSA ju këshillon mbi 5 hapat e aplikimit në universitetet në Amerikë:

o    Hulumto për universitetin

o    Financo studimet,

o    Përfundo aplikimin,

o    Apliko për vizën studentore,

o    Përgatitje për nisjen tuaj.
EducationUSA ofron shërbime fizikisht dhe virtualisht për studentët dhe shkollat. Gjithashtu, çdo vit EducationUSA ka një klub që quhet Competitive College club me nxënës ekselencë të klasave të 10 dhe 11 që janë të interesuar për studimet e larta në Amerikë. Zhvillohen takime të përmuajshëm mbi një temë të caktuar për t’i përgatitur nxënësit të jenë aplikues të suksesshëm në universitetet apo kolegjet amerikane.