
Në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse” financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, në datë 24 shkurt 2023, në qytetin e Durrësit u zhvillua aktiviteti në “Durrësi Hackathon – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”.
Ky aktivitet pason aktivitetet paraardhëse të informimit mbi filozofinë e aktivitetit Hackathon dhe se si nxënësit duhet ta kuptojnë dhe t’i qasen këtij eventi teknologjik. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte zbulimi dhe mbështetja e talenteve të grupmoshave të ndryshme, duke u krijuar hapsirën e punës, mbështetjen e ideve dhe ofrimin e qasjes për përmirësimin e projekteve të tyre që përfshinin kodim, ndërtimin e aplikacioneve apo softwer-ve në varësi të projektit. Për të realizuar këtë objektiv, “Durrësi Hackathon”, është konceptuar në tre faza:
Faza 0: Demo Day,
Faza 1: Implemtentim/Zbatim dhe Faza 2: Realizim/Prezantim.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin 25 nxenës të cilët u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje dhe u gjeneruan 7 projekte, ndër të cilat vlen të pëemenden “Quick employment”, “Yellowbox”, “Find me” etj.
Kjo fazë informimi ka vazhdimësinë në ditën e zhvillimit të Hackathon,në dy Fazat në vijimësi, ku mendimet do të kalojnë në 4 faza trajnimesh deri në konkretizimin real të idesë.