sqen

Bootcamp – Inovacion dhe Sipërmarrje

Në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse” financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, Qendra Youth Act zhvilloi me të rinjtë e qytetit të Shkodrës, Pogradecit, Beratit, Tiranës dhe Durrësit aktivitetin e dyte “Bootcamp – Scouting & Pitching skills“. Në këtë aktivitet të rinjtë u trajnuan dhe mentoruan sesi të zhvillonin idetë e tyre të biznesit në plane konkrete biznesi. Pëvec trajnimeve të zhvilluara gjatë Bootcamp, të rinjtë zhvilluan dhe një sërë lojrash dhe aktivitetesh praktike për të jetësuar dhe kuptuar konktekste, zhvilluar aftësi të reja dhe përmirësuar komunikimin, prezantimin dhe të folurin në publik.