sqen

“Berati Hackathon” – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale

Me datë 10 Mars 2023, në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse” i financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë u realizua aktiviteti “Berati Hackathon – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”, në qytetin e Beratit.

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është zbulimi dhe mbështetja e talenteve të grupmoshave të ndryshme, duke u krijuar hapsirën e punës, mbështetjen e ideve dhe ofrimin e qasjes për përmirësimin e projekteve të tyre që përfshinin kodim, ndërtim të aplikacioneve, apo softwer- ve në varësi të projektit. Për të realizuar këtë objektiv, “Berati Hackathon”, është konceptuar në tre faza:

Faza 0: Demo Day, Faza 1: Implemtentim/Zbatim dhe Faza 2: Realizim/Prezantim.

Në këtë fazë nxënësit u informuan mbi filozofinë e aktivitetit Hackathon, si duhet ta kuptojnë dhe t’i qasen këtij eventi teknologjik nga ekspertja Znj. Olta Murataj.
Pjesëmarrës në këtë fazës “Demo” nga kjo shkollë ishin 27 nxenës dhe u gjeneruan 5 projekte paraprakisht, ndër të cilat “Job finder app”, “Urban app”, “Visit Berat”, “Auto platform” dhe të tjera.

Kjo fazë informimi ka vazhdimësinë në ditën e zhvillimit të Hackathon,në dy Fazat në vijimësi, ku mendimet do të kalojnë në 4 faza trajnimesh deri në konkretizimin real të idesë.

“What is now proved was once only imagined.” – William Blake