Kjo është një thirrje për të gjithë Anëtarët e Kartës Rinore Evropiane kudo në Shqipëri dhe Europë të moshës 18-29 vjeç! Bashkohu në Panelin Rinor të EYCA dhe ju mund të përfitoni:
- Një përvojë të shkëlqyer ndërkombëtare të mësuarit dhe punuarit me 9 të rinj të tjerë nga e gjithë Europa;
- Pjesëmarrje në evente – seminare, workshop dhe konferenca ndërkombëtare;
- Mbështetje për të çuar përpara një kauzë për të cilën keni pasion;
- Një mundësi për të bashkë-hartuar shërbime dhe programe në të mirë të 7 milion të rinjve Europian.
Lexo më poshtë për të marrë më shumë informacione rreth EYCA, Panelit Rinor dhe mënyrës së aplikimit.
Kush jemi
Ne jemi Karta Rinore Evropiane (EYCA) – një shoqatë jo qeveritare, jo- fitimprurëse që ka pjesë të saj 40 organizata anëtare në 38 vende të Europës. Ne punojmë së bashku për të fuqizuar të rinjtë Evropian.
Organizatat anëtare të EYCA lëshojnë Kartën Rinore Evropiane tek 7 milion të rinj dhe përpiqen të arrijnë vizionin tonë për një Europë ku të rinjtë janë aktiv. Qëllimi jonë është të inkurajojmë më shumë të rinjtë të jenë soial, kulturorë, edukativ dhe ekonimikisht të lëvizshëm duke ofruar shërbime cilësore të Kartës Rinore Evropiane dhe të kontribuoojnë në politika më të mira rinore.
Më shumë info: www.eyca.org
Çfarë është Panel Rinor i EYCA?
Paneli i të Rinjve të EYCA është një ide e paraqitur nga një grup të rinjsh, ashtu si ju të cilët u bashkuan në Konferencën Vjetore të EYCA, në Beograd 2017. Ata i bënë një rekomandim Bordit të EYCA-s që kartëmbajtësit duhet të kenë një zë më të fortë gjatë hartimit të programeve dhe shërbimeve të Kartës Rinore Evropiane. Kjo është ajo që Paneli i të Rinjve do të bëjë – ju jep mundësinë të përdorni njohuritë dhe përvojat tuaja për të ndihmuar në krijimin e shërbimeve për më shumë se 7 milion të rinj Evropianë, duke fituar aftësi thelbësore dhe eksperiencë pune.
Paneli i të Rinjve të EYCA do të përbëhet nga 10 të rinj, të moshës 18-29 vjeç, të përzgjedhur nga anëtarët e Kartës Rinore Evropiane.
Cili është roli juaj?
Si një anëtar i Panelit Rinor të EYCA, ju do t’ju kërkohet të jepni njohuri për sfidat, eksperiencat dhe prioriteteve e të rinjve Europian sot. Ju do të veproni gjithashtu si Ambasador Rinor për Kartën Rinore Evropiane – duke promovuar programet dhe mundësitë që ofrohen tek miqtë dhe kolegët tuaj. Gjithashtu ju do të keni mbështetjen e EYCA për të organizuar aktivitete në komunitetin tuaj në lidhje me çështje të cilat jeni të apasionuar.
Mandati juaj dy-vjeçar do të konsistoj në:
- Pjesëmarrje në workshope ku mund të debatoni dhe të jepni kontributin mbi çfarë do të thotë të jesh i ri Europian sot dhe si të rinjtë duhet të mbështeten;
- Takimi i Bordit EYCA për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e programeve dhe shërbimeve të Kartës Rinore Evropiane;
- Ndërtimin e një prezence të fortë online për të promovuar programet dhe mundësitë e Kartës Rinore Evropiane për të rinjtë;
- Kryerja e veprimeve lokale ose kombëtare për të angazhuar miqtë në debate rreth temave Europiane;
- Merrni pjesë në aktivitete rinore Evropiane dhe promovoni komunitetin e kartëmbajtësve.
Të gjithë anëtarët e Panelit të të Rinjve EYCA duhet të ndjekin të paktën dy takime në vit, një prej të cilëve është trajnimi i parë i planifikuar për muajin Shkurt 2021 (Në rast se situata e krijuar së fundmi do ta lejojë).
Çfarë përfitoni ju?
- Një program lidershipi me të rinjtë Europian të cilët mendoni njësojë;
- Mundësi unike për të bërë zërin tuaj të dëgjohet në nivel Europian, me një nga rrjetet më të mëdha dedikuar të rinjve;
- Mundësi të bëni diferencën dhe miratoni ndryshimin për të rinjtë në komunitetin tuaj dhe më tej;
- Mundësi të udhëtoni në Europë për takime dhe evente.
Kë po kërkojmë ne?
Nëse ju i plotësoni të gjitha kushtet më poshtë, do të ishim të lumtur të kishim aplikimin tuaj:
- Mosha18-29 vjeç
- Të keni Kartën Rinore Evropiane të vlefshme
- Të rrjedhshëm në gjuhën angleze
- Keni përvojë të limituar, ose aspak eksperiencë në vullnetarizmin ose aktivizim në një OJF.
- Motivues të fortë për tu bërë pjesë e Panelit të të Rinjve EYCA dhe për të mbajtur këtë pozicion 2 vite.
Plus, ju duhet të jeni të apasionuar pas një kauze që mbështet EYCA:
- Levizshmëri rinore – mundësi për të gjithë të rinjtë të udhëtojnë për qejf, edukim dhe punë;
- Qytetari aktive – të rinjtë të kenë një ambjent të sigurt dhe aftësi të ndikojnë në vendime të cilat ndikojnë në jetën e tyre;
- Edukim & kulturë – mundësi të barabartë në edukim dhe culture për të gjithë të rinjtë;
- Mirëqënie – qasje e lehtë në shërbimet shëndetësore mendore dhe psikologjike; edukim dhe inkurajim për jetësë të shëndetshme;
- Përfshirje sociale – mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, gjinore, orientimit seksual, fesë, aftësisë së kufizuar, opinionit politik, kombësisë, prejardhjes ekonomike dhe sociale;
- Angazhim në komunitet & vullnetarizëm – mundësi cilësore dhe mbështetje që të rinjtë të bëjnë një ndryshim pozitiv në komunitet;
- Ndërgjegjësim mjedisor – informacion i besueshëm dhe ndërgjegjësim mbi ndryshimet klimatike dhe rritjen e qendrueshme ekonomike.
EYCA ofron mundësi të barabarta për të gjithë të rinjte, pavarësisht nga gjinia, kombësia, përkatësia etnike, feja, orientimi seksual ose kushtet shëndetësore.
Si të aplikoj?
Hapi 1
Regjistroni një video rreth vetes tuaj ( maksimumi 2 minuta). Ju lutem na tregoni:
- Pse doni të bëheni pjesë e Panelit Rinor të EYCA?
- Cilat janë kauzat që ju jeni të apasionuar dhe keni dëshirë të punoni ? Nëse jeni duke punuar në mbështetje të një kauze mund të na e tregoni.
- Si mund të ndihmoni ju në promovimin e mundësive që ofron Karta Rinore Evropiane tek të rinjtë nëpër Europë?
- Si mendoni se do ju ndihmoj kjo eksperiencë?
Hapi 2
Ngarkoni videon ne YouTube. ( Ju rekomandojmë ta vendosni këtë video sit ë palistuar kështuqë vetëm ata që kanë akses në link-un tuaj mund ta shikojnë).
Hapi 3
Plotësoni këtë formular dhe mos harroni të përfshini dhe link të videos tuaj në YouTube deri në datën 30 Nëntor 2020.
Bëhu pjesë e Kartës Rinore Evropiane duke aplikuar këtu.
Përshtypje nga anëtarët e mëparshëm të Panelit Rinor EYCA
“Të bashkohesh në një skuadër të re është gjithmonë një sfidë – për më tepër kur të gjithë jeni nga vende të ndryshme dhe më së shumti duhet të takoheni online! Sidoqoftë, eksperienca e Panelit Rinor të EYCA provoi se ishte një experiencë frytshme për mua, me vlera thelbësore që bashkonin të rinjtë Europian si shokë skuadre dhe miq.”
Mark – Malta
“Të qenurit pjesë e Panelit Rinor të EYCA më ka dhënë mundësinë të punoj me të rinj të tjerë të përkushtuar dhe të zotë, një pasqyrë kjo se si funksionon dhe hapësira e një organizatë Europiane për të përmirësuar më tej aftësitë e mia ndërpersonale dhe profesionale. Ishte vërtetë një eksperiencë unike për të zhvilluar më tej një projekt për fuqizimin e të rinjve të quajtur #IStandFor me kolegët e mi të Panelit Rinor.”
Alexandra – Hungari
“Të jesh pjesë e panelit rinor ishte vërtetë një eksperiencë e çmueshme. Unë pata mundësinë të takoja përfaqësues lokal të zyrave të EYCA në të gjithë Spanjën dhe madje bashkëpunoj me disa prej tyre në raste të ndryshme. Unë pata gjithashtu privilegjin të përfaqësoja EYCA në Këshillin Këshillues për të Rinjtë e Këshillit të Europës, ku une takova të rinj nga gjithë vendet e Europës dhe diskutova për zbatimin e politikave rinore shumë të domosdoshme. Nëse jeni një i ri dhe doni të përfshiheni në nivel lokal dhe Europian, ju rekomandoj forte të aplikoni!”
Julia – Spanjë