sqen

Analiza Krahasuese E Politikave Të Rinisë Në Ballkanin Perëndimor

Analiza Krahasuese e Politikave të Rinisë në Ballkanin Perëndimor (BP) u realizua në kuadër të projektit Dialogu Rajonal i Rinisë për Evropën (RYDE) të cilin e financoi Bashkimi Europian (2023- 2026). Projektin e udhëhoqi Fondacioni Qendra për Demokraci nga Serbia, në bashkëpunim me organizatat partnere të shoqërisë civile (OSHC) nga Ballkani Perëndimor, në mesin e të cilave janë Akademia e Integrimeve dhe Negociatave Evropiane (Shqipëri), Qendra Youth Act (Shqipëri), Iniciativa Kosovare për Stabilitet (Kosova*1), Rrjeti i Iniciativave Progresive (Bosnjë dhe Hercegovinë), Fondacioni i Qendrës Informative të OJQ-së (Maqedonia e Veriut), dhe Akademia Rajonale për Zhvillimi Demokratik (Serbi). Projekti synon të fuqizojë të rinjtë dhe OSHC-të, veçanërisht organizatat për të rinjtë, që të marrin pjesë aktive në dialogun e strukturuar me vendimmarrësit, për të përmirësuar bashkëpunimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe për të promovuar vlerat demokratike dhe përfitimet politike, ekonomike dhe sociale të integrimeve evropoiane për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor.

Kjo analizë synon të ofrojë një pasqyrë të detajuar krahasuese në politikat publike që kanë të bëjnë me të rinjtë/rejat në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe në Serbi, duke përfshirë dokumentet e politikës siç janë strategjitë, planet e veprimit dhe ligjet. Analiza e vlerëson harmonizimin e masave të përshkruara në këto politika për të rinjtë me fusha të tjera të rëndësishme të politikës dhe vlerëson harmonizimin e këtyre politikave me nevojat e të rinjve, qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs) dhe nevojën për ndërtimin e qëndrueshmërisë sociale. Kjo analizë poashtu formulon rekomandimet për përmirësimin e politikave publike në secilën fushë të mbuluar nga ky hulumtim.

Ju ftojmë ta lexoni: ALB Summary_Comparative Analysis of Youth Policies in the WB