Në zbatim të projektit “Të rinjtë për turizmin e aventurës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili synon të mbrojë e të zhvillojë destinacionet turistike të bashkisë Kukës duke promovuar turizmin e aventurës si një trend për të rinjtë dhe jo vetëm, në datën në datë 2 dhjetor u zhvillua në Kukës aktiviteti
përmbyllës ku:
– U prezantuan gjetjet dhe rezultatet nga vetë projekti;
– U prezantua video promovuese e destinacioneve turistike Kukës;
– U prezantua Guida Turistike e Kukësit ku ishte e pranishme edhe vetë ekspertja e materialit.
– U shpërndanë Kartat Rinore Evropiane dhe u promovua rrjeti EYCA.
Në takim morën pjesë N/kryetarja e Bashkisë Kukës, z. Julian Papaproko (përfaqësues i UNDP-së), ekspertët znj. Florina Pazari, z. Erion Muca dhe znj. Grejsa Dushku si dhe Drejtore Ekzekutive e
Qendrës Youth Act, znj. Sabina Borakaj.
Rreth 45 pjesëmarrës, përfaqësues të klubeve rinore, bashkisë Kukës, bizneseve lokale si dhe grupeve të ndryshme të interesit u informuan mbi rezultatet dhe gjetjet e projektit si dhe u nxitën të promovojnë më mirë bizneset e tyre lokale, turizmin e zonës dhe të bashkëpunojnë më tej për zhvillimin ekonomik e angazhimin rinor.