Në datën 8 Korrik, në kuadër të projektit “Të rinjtë për turizmin e aventurës” u zhvillua aktiviteti me temë “Ngritje kapacitetesh me përfaqësuesit e turizmit lokal”.
Ky aktivitet synoi ngritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve lokalë të turizmit por edhe të aktorëve të tjerë të përfshirë me qëllim maksimalizimin e efekteve të turizmit të aventurës, të promovimit efektiv të tij, të forcimit të bashkëpunimit mes tyre si dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira. Trajnimi u fokusua në çështje të lidhura me marketingun, promovimin efektiv dhe krijimin e rrjetëzimeve për të qenë të suksesshëm e për të krijuar mundësi përfitimi nga shkëmbimi i ideve e i eksperiencave.
Ky projekt financohet nga UNDP në kuadër të projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2.