Në datë 17 Dhjetor 2021, Qendra Youth Act zhvilloi aktivitetin e rradhës në kuadër të projektit “New Start-Educate in Healthy, Safety and Security Environment”, i financuar nga Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA).
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës të talentuar në pikturë, të cilët sipas temës së dhënë nga eksperti i aktivitetit pështatën pikturat e tyre.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është krijimi i një mjedisi më të mirë për edukimin e nxënësve të shkollës 9- vjeçare “Migjeni” në Mamurras si dhe ndërgjegjësimi i prindërve, mësuesve e nxënësve mbi mundësitë e zhvillimit të një shoqërie të shëndetshme e sociale.