sqen

Seminare informuese “E drejta për shëndet seksual dhe riprodhues”

Qendra Youth Act në kuadër të projektit “YOUTH NET – ZGJIDH VETEN”, i financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile- AMSHC, zhvilloi seminare informuese për ngritjen e kapaciteteve të mësuesve të shkencave shoqësore për të ofruar programe edukimi seksual gjithpërfshirës për të rinjtë në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Beratit.

Këto aktivitete me temë “E drejta për shëndet seksual dhe riprodhues” kishte si qëllim trajnimin e mësuesve lidhur me shëndetin seksual dhe duke i përgatitur ata për të trajtuar temën e shëndetit seksual me nxënësit në mënyrë të përshtatshme. Gjatë këtyre aktiviteteve u diskutua gjithashtu dhe mënyra se si kjo temë mund të përfshihet me tepër gjatë orës së mesimit në disa lënde në mënyrë që diskutimi i kësaj teme mos të shihet si një tabu por si informacion i rendësishëm në të mirë të shëndetit të gjithësecilit. Gjatë aktivitetit kishte ndërveprim ku secila pyetje e mësuesve mori një përgjigje nga ekspertia Znj.Enxhi Hasani dhe ku vetë mësuesit jepnin sygjerimet e tyre dhe diskutonin me njëri tjetrin.