Bashkohuni me ne për Kursin e Trajnimit “Young Star. Wise Mentor!”

A dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja, të fitoni eksperienca të reja dhe të lidheni me mentorë inspirues? Ky është shansi juaj!
“Young Star. Wise Mentor!” është një kurs trajnimi i krijuar për të pajisur punonjësit rinorë nga 7 shtete: Qipro, Poloni, Hungari, Slloveni, Turqi, dhe Ukrainë me mjete dhe njohuri për punën efektive dhe të vetëdijshme me talente rinore.

                                                                                  Çfarë do të fitoni?

• Rritje personale dhe profesionale
• Ndërmjetësim njohurish dhe eksperiencash me liderë rinorë nga e gjithë Europa
• Mësimi i metodave të punës rinore në arsimimin jo-formal
• Eksperiencë në një atmosferë inspiruese dhe miqësore
• Pjesëmarrje në një aventurë të paharrueshme nën qiellin me diell të Qipros!

Jemi duke kërkuar për ju nëse:

  • Jeni lider rinor ose punonjës rinor të etur për të zhvilluar kompetenca të reja

 

  • Jeni një të ri që aspironi të punoni me të rinjtë në të ardhmen
  • Jeni të gatshëm të angazhoheni në një program trajnimi mbi zhvillimin e talenteve rinore, mediat sociale, markimin personal dhe qëndrueshmërinë mendore

🌟 Wise Mentor është mundësia juaj për të fituar eksperiencë profesionale ndërkombëtare.
Pjesëmarrja në këtë projekt është një investim për suksesin tuaj të ardhshëm.

Kursi i trajnimit do të zhvillohet në Qipro, në datat e mëposhtme:

  • 29 Prill 2025 (Dita e ardhjes)
  • 07 Maj 2025 (Dita e largimit)

Projekti do t’i mbulojë kostot e akomodimit dhe ushqimit. Rimbursimi i udhëtimit do të bëhet sipas rregullave të Erasmus+.

🌟 Bashkohuni dhe bëhuni pjesë e kësaj udhëtimi të jashtëzakonshëm!
Regjistrohuni tani ⬇️

Për çdo pyetje tjetër, mos hezitoni të na kontaktoni në email: [email protected]

Afati i aplikimit është 7 Mars ⏰

Vetëm personat e selektuar do të kontaktohen nga ana jonë për shkak të kohës të shkurtër të procesit të njoftimit.

Formulari i aplikimit:
https://docs.google.com/…/1MlEfXYuvkzMap27…/preview