Ky sondazh është hapi i parë i projektit tonë Youth Pulse: Health Talks Forum, i cili do të zhvillohet në kuadër të Regional Youth Dialogue for Europe, të financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i tij është të kuptojmë njohuritë, nevojat dhe shqetësimet tuaja në lidhje me shëndetin mendor dhe riprodhues. Përgjigjet tuaja anonime do të na ndihmojnë të krijojmë rekomandime konkrete për institucionet shëndetësore, për të siguruar që zëri i të rinjve të dëgjohet.








