Thirrje për Aplikim: Koordinator/e Projektesh dhe Aktivitetesh

Qendra Youth Act, organizatë e përkushtuar në fuqizimin e të rinjve përmes projekteve, iniciativave dhe mundësive për zhvillim personal e profesional, shpall të hapur thirrjen për pozicionin Koordinator/e Projektesh dhe Aktivitetesh.

Nëse je një person i organizuar, deri në 35 vjeç, energjik, kreativ dhe i apasionuar pas punës me të rinjtë, kjo është mundësia për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.

Detyrat

  • Planifikimi, koordinimi dhe realizimi i aktiviteteve, trajnimeve, eventeve dhe projekteve të organizatës.
  • Përgatitja e raporteve narrative dhe dokumentacionit të aktiviteteve.
  • Menaxhimi dhe koordinimi i programit European Youth Card (Karta Rinore Evropiane), përfshirë komunikimin me partnerët, promovimin dhe zhvillimin e aktiviteteve që lidhen me kartën.
  • Menaxhimi i rrjeteve sociale të organizatës (Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok etj.).
  • Krijimi i përmbajtjes kreative (foto, video, reels, postime dhe histori) që promovon aktivitetet dhe ndikimin e organizatës.
  • Hartimi i ideve të reja për fushata, aktivitete dhe iniciativa që angazhojnë të rinjtë dhe rrisin prezencën e organizatës.
  • Bashkëpunimi me partnerë dhe institucione në zbatimin e projekteve.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare (preferohet në shkenca sociale, administrim, menaxhim, komunikim, marketing ose fusha të ngjashme).
  • Përvojë në koordinimin e aktiviteteve ose projekteve.
  • Pasion për rrjetet sociale, komunikimin dhe krijimin e përmbajtjes kreative është avantazh
  • Aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe koordinuese.
  • Njohuri në përdorimin e Canva, CapCut ose platformave të ngjashme për krijimin e përmbajtjes përbëjnë avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Ne ofrojmë

  • Një mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Angazhim në projekte me ndikim për të rinjtë dhe komunitetin.
  • Mundësinë për të sjellë ide të reja dhe për t’i kthyer ato në iniciativa me ndikim.

Si të aplikoni

Të interesuarit ftohen të dërgojnë në adresën e e-mail [email protected]

  • CV-në;
  • Letër motivimi.

Afati i aplikimit: 28 Gusht 2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.