Në kuadër të 5 Dhjetorit, Ditës Botërore të Vullnetarizmit, vullnetar të Qendrës Youth Act, në bashkëpunim me studentët e Klubit të Vullnetarëve Barletas dhe Zyrën e Alumnit ndihmuan familje në nevojë me qëllimin madhor; krijimin e një bote më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje. Ky organizim aktivizoi të rinjtë për grumbullimin e sa më shumë rrobave, ushqimeve, librave dhe lodrave për fëmijët duke ju ardhur në ndihmë 4 familjeve në nevojë të identifikuar nga studentët.
Aktiviteti kishte si synim ndërgjegjësimin e të gjithë studentëve se; “Të ndihmosh dhe të sjellësh sadopak ndryshim në jetën e dikujt, fal lumturi e shpresë. Të dhurosh, të jep më shumë kënaqësi se të marrësh!”
Misioni vazhdon!!