Në kuadër të projektit “Të rinjtë në mbrojtje të Natyrës”, organizata Youth Act në bashkëpunim me organizatën Legambiente Vlorë ka zhvilluar në datat 26 & 30 Maj,vizitat studimore me nxënësit e 5 Shkollave të Mesme të Tiranës tek landfilli i Tiranës dhe Liqeni i Kasharit.
Ky aktivitet u zhvilua pas përfundimit të periudhës së trajnimeve me nxënës të përzgjedhur nga grupet e trajnuara, ne mënyrë që nxënësit të shikojnë të gjitha proceset e menaxhimit të mbetjeve duke filluar që nga hedhja e mbeturinave jashtë shtëpisë, tek pika e grumbullimit të tyre, dhe deri tek procesi i riciklimit. Në fund të vizitës nxënësit diskutuan mbi impaktin që la kjo përballje dhe cilat janë zgjidhjet e mundshme sipas mendimit të tyre.
Aktiviteti i projektit “Të rinjtë në Mbrojtje të Natyrës” zbatohet në kuadër të programit “Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian në Shqipëri #ACHIEVE, i cili realizohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri mbështetur nga @EuropianUnioninAlbania