Rreth 20 të rinj nga shtete të ndryshme të Evropës, ndër të cilët tre prej tyre nga Qendra Youth Act janë bërë pjesë e Vizitës Studimore në Tibilis, Gjerogji e cila u zhvillua në datat 11-14 Maj 2023. Ky aktivitet u fokusua në shkëmbimin e praktikave më të mira, përjetimin e mjediseve dhe kulturave të reja, si dhe njohjen me punën e brendshme të palëve të interesuara në nivel kombëtar. Nëpërmjet vizitës studimore, u synua fuqizimi i pjesëmarrësve për të marrë pjesë në dialog ndërkulturor për shëndetin dhe të drejtat e njeriut dhe të krijonin një plan bashkëpunimi për të rinjtë në nivel evropian.
Programi ishte organizuar si një përzierje e sesioneve edukative dhe vizitave tek institucionet përkatëse për të ndarë eksperiencën e tyre rreth kësaj fushe. Një takim shumë i rendësishëm dhe i vlefshëm për të rinjtë pjesëmarrës ishte ai me përfaqësuesit e UNICEF në zyrat e tyre.
Ky aktivitet është pjesë e Planit Vjetor të Punës të mbështetur nga Fondacioni Rinor Evropian dhe u realizua nga Organizata e Shëndetit për të Rinjtë në të cilën Qendra Youth Act është partner.