Më datë 10 korrik 2026, Qendra Youth Act mori pjesë në Kampin Rinor të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë në Jal, me pjesëmarrjen e rreth 100 të rinjve nga rajoni.
Gjatë këtij aktiviteti, Drejtoresha e Qendrës Youth Act, znj. Sabina Borakaj, prezantoi misionin dhe shtyllat kryesore të punës së Qendrës, si dhe rolin e Kartës Rinore Europiane në fuqizimin dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Programi nisi me një sesion informues mbi Kartën Rinore Europiane, ku pjesëmarrësit u njohën me përfitimet dhe mundësitë që kjo kartë ofron në fusha të ndryshme si mobiliteti, edukimi, kultura, argëtimi dhe pjesëmarrja aktive në komunitet.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Youth Act dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë, të gjithë pjesëmarrësve të Kampit Rinor iu mundësua pajisja falas me Kartën Rinore Europiane, duke u dhënë atyre akses në një rrjet të gjerë mundësish dhe përfitimesh në Shqipëri dhe Europë.















