sqen

Thirrje për të rinj pjesëmarrës në aktivitete mbi rritjen e kapaciteteve

Në kuadër të projektit BeWell@DIGITAL i financuar nga program Erasmus+, hapet thirrja për përzgjedhjen e pjesëmarrësve në aktivitete on-line mbi ngritjen e kapaciteteve për nxënës, studentë, si dhe të rinj të punësuar ose jo.

Aktivitetet do të organizohen në formën e trajnimit on-line në kohëzgjatje prej 3 muajsh e cila do të kulmoj me kampin kombëtar të gjelbër jo-dixhital i organizuar si një ngjarje finale me ushtrime praktike dhe aktivitete në rrjetet sociale. Ftojmë të gjithë të interesuarit të shprehin interesin e tyre për t’u bërë pjesë e ketyre aktiviteteve.

Projekti BeWell@DIGITAL ka për qëllim përmirësimin e statusit të shëndetit mendor për të rinjtë nga Shqipëria, Mali i Zi, dhe Bosnje Hercegovina, duke fuqizuar të rinjtë për të rritur aftësitë në rutinën e edukimin dixhital dhe zhvillimin e karrierës, krijimin e shërbimeve mbështetëse të këshillimit për shëndetin mendor dhe ngritjen e kapaciteteve dhe mundësive të reja të punësimit në arenën dixhitale të punësimit.

Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+, dhe zbatohet nga një konsortium i drejtuar nga International Youth Health Organization dhe partnerët: Qendra Youth Act, PRONI, CAZAS, Epistimoniki Etaireia Vioiatrik is Pliroforikis kai Plirofikis Ygeias – GBHI si dhe Institute of modern technology Montenegro.