A je gati të krijosh dhe ndikosh politikat që prekin të rinjtë në Ballkanin Perëndimor? Ky është momenti yt për të bërë ndryshimin!
Ftojmë përfaqësues rinorë nga: organizatat rinore, shoqëria civile (OJQ), ministritë/institucionet, vendimmarrësit lokalë, këshillat rinorë, partitë politike, mediat rinore dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të marrin pjesë në këto Laboratorë të Politikave.
Bashkohu me ne për të trajtuar tema të rëndësishme si:
Pjesëmarrja e të rinjve
Punësimi i të rinjve (me fokus te Garancia për të Rinjtë)
Shëndeti Seksual dhe Riprodhues
Edukim Mediatik
Kultura dhe Trashëgimia Kulturore
Pse duhet të bëhesh pjesë?
Ndiko politikat rinore dhe sigurohu që zëri yt të dëgjohet!
Bashkëpunoni me vendimmarrës, OJQ-të dhe aktivistë të tjerë të rinj nga rajoni!
Nxit ndryshime të vërteta për të rinjtë në vendin tënd dhe më gjerë!
Afati për aplikim: 18 tetor 2024!
Për më shumë informacione dhe pë të aplikuar kliko këtu: https://shorturl.at/xIKye
Kjo iniciativë mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe një ekip i shkëlqyer partnerësh: Center for Democracy Foundation, Academy for Democratic Development, Akademia e Integrimit Evropian dhe Negociatave (AIEN), Qendra Youth Act, НВО Инфоцентар, Mreža progresivnih inicijativa dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS).
Së bashku, le të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të rinjtë!