Kampet e Gjelbëra synojnë të fuqizojnë të rinjtë duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe të jetesës së qëndrueshme, veçanërisht në lidhje me shëndetin. Ndërsa mbron praktikat e përditshme miqësore me mjedisin dhe një të ardhme të qëndrueshme, kampi fokusohet në rritjen e mirëqenies personale të pjesëmarrësve përmes aktiviteteve të ndryshme. Këto përfshijnë angazhimin në aktivitete fizike, reduktimin e kohës para ekranit dhe mësimin e teknikave të menaxhimit të stresit.
Ku?
Kampet e Gjelbërta do të organizohen në tre shtete partnere të projektit “BeWell@Digital”, Shqipëri, Mal i Zi dhe Bosnje Hercegovivë.
Kë po kërkojmë?
Ne do të organizojmë 2 Green Camps për secilin shtet. Kampi i parë i Gjelbër do të organizohet me të rinj ( nxënës dhe student nga mosha 15-24). Ndërsa Kampi i dytë i Gjelbër do të zhvillohet me të rinj të rritur (punonjës të rinj, të punësuar dhe papunë nga mosha 25-30).
Të gjitha shpenzimet si akomodim, ushqim dhe transport do të mbulohen nga organizatorët.
Shprehni interesin tuaj në adesën [email protected] për t’u bashkuar në një eksperiencë krejtësisht të re.