KRYEMINISTRIA
MINISTËR I SHTETIT PËR RININË DHE FËMIJËT
“Thirrje për Anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rinisë”
Agjencia Kombëtare e Rinisë shpall thirrjen e dytë për krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR), si organ këshillimor, që funksionon pranë Ministrit përgjegjës për rininë.
Ftohen të gjithë kandidatët përfaqësues të organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë, si dhe përfaqësues të këshillave studentorë, të paraqesin kandidaturën e tyre për të qenë anëtarë të KKR-së.
Mirëpresim aplikimet tuaja deri në datë 28.07.2023, duke depozituar dokumentacionin shoqërues, në adresën tonë e-mail: [email protected], me subjektin “Aplikim për anëtar të KKR”.
Informacion mbi kriteret dhe dokumentacionin shoqërues
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë vijon:
Kandidati për anëtar i KKR-së, përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë dhënë kontribut/të ketë përvojë në fushën e rinisë të paktën 2 vitet e fundit, nëpërmjet projekteve me fokus rininë apo zhvillimit të nismave/aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
- Të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore.
Kandidati për anëtar i KKR-së, jo përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përvojë pune në fushën e zhvillimit apo të zbatimit të aktiviteteve rinore, apo të ketë qënë pjesë e nismave ose aktiviteteve për promovimin e të rinjve.
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
- Të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe të dispozitave ligjore në fuqi.
Aplikanti për anëtar/e i KKR-së duhet të dorëzojë dokumentacionin si më poshtë:
Kandidati, përfaqësues i organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë duhet të ngarkojë:
- Kërkesën për aplikim;
- Curriculum Vitae, CV;
- Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarmin e saj;
- Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
- Fotokopje të dokumentit që provon lidhjen formale me organizatën;
- Letër motivimi;
- Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;
Kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore duhet të ngarkojë:
- Kërkesën për aplikim;
- Curriculum Vitae, CV;
- Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë CV-në;
- Vërtetimin e gjëndjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
- Vetëdeklarim i konfliktit të interesit;
- Letër motivimi;
- Dokumentin që provon anëtarësinë në këshill studentor;
- Autorizim për publikimin e të dhënave në CV dhe letër motivimi;