sqen

Të rinjtë e Qendrës Youth Act realizojnë filmin me metrazh të shkurtër “Surpriza”.

Të rinjtë vullnetar të Qendrës Youth Act, anëtarë të Klubit të Artit dhe Kulturës realizuan filmin me metrazh të shkurtër “Surpriza”.

Ky produksion është pjesë e Festivalit të Filmit “Tirana 48 hour film 2021”, një projekt kulturor ndërkombëtar që organizohet në më shumë se 220 qytete të botës. Sipas shorteut të hedhur nga organizatorët, studentët duhet të realizonin një film maksimumi 8 minuta brenda 48 orëve, të zhanrit “Romantik”, me personazh një polic me emrin Ilir Basha, me shprehjen “A do ja dalim?” dhe si objekt duhet të ishte një dezifektant duarsh. Barletasit ja dolën mbanë duke e realizuar filmin brenda 4 orëve.

Filmi u shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit me praninë e Ministres së Kulturës, ku u vlerësuan nga shumë personalitete nga fusha e Artit dhe e Kulturës.

Gjithashtu filmi u mirëprit dhe nga studentë të tjerë të pranishëm gjatë shfaqjes së filmit në ambientet e Forum Theatër. Në përfundim të aktivitetit, të rinjtë pjesë marrës në film u bënë pjesë e rrjetit më të madh rinor në Europë fal ëanëtarësimit që Qendra Youth Act ka tek European Youth Card Association (EYCA), kështu ata përfituan falas Kartën Rinore Evropiane.

Skenari: Ardit Muhaxhiri

Regjia: Kevin Dervishi

Kamera: Dean Tafaj, Ardit Muhaxhiri

Aktorë: Ester Alushi, Orel Gorçe, Stela Muslia

Montazhi: Ardit Muhaxhiri

Muzika: Mario Zhezha

Operator Zëri: Edlir Meta

Ass.Produksioni: Valmir Cani

Producentë: Romilda Bahollari, Denis Ndoci

Producent ekzekutiv: Roel Dervishi

Kostumograf/skenograf: Dejvi Tafaj