Takimi i dytë për Laboratorët e Politikave mbi Pjesëmarrjen Rinore në nivel Kombëtar

 

Në datë 10 janar, Qendra Youth Act realizoi takimin e dytë me pjesëmarrës aktivist të rinj, institucione lokale si dhe organizata jo fitimprurëse, mbi Pjesëmarrjen Rinore në nivel Kombëtar. Gjatë këtij takimi ekspertja mbi cështjet rinore, Klodiana Shpendi kaloj dhe një herë mbi materialet e publikuara në kuadër të projektit “RYDE” të cilat i erdhën në ndihmë pjesëmarrësve për të patur një pasqyrë më të qartë të situatës në Shqipëri përsa i përket pjesëmarrjes rinore. Pjesëmarrësit e Bashkive më të mëdha theksuan se politikat rinore vitet e fundit janë në rritje si dhe zbatimi i tyre ka nisur të funksionojë. Ata gjithashtu janë të gatshëm për të bërë pjesë të agendave të përbashkëta takime dhe aktivitete të tilla si Policy Youth Labs.  Pjesëmarrësit sollën rekomandimet sipas eksperiencave të tyre por duke parë dhe cfarë ka funksionuar deri më sot dhe cfarë duhet të ketë një shtysë më të madhe për të arritur rezultate të larta.

Disa nga rekomandimet e tyre në nivel kombëtar ishin:

  • Ngritjen e një komisioni parlamentar dedikuar terësisht porblematikave, çështjeve dhe politikave rinore, njëjtë si vendet e rajonit Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë;
  • Qëndrueshmeria në financimin e organizatve rinore. Fonde që më së shumti të sigurohen nga thirrje në drejtim të tyre dhe që mbulohen nga fondet e qeverisë, duke mos krijuar varësi tek organizatat apo donatorë të huaj;
  • Njohja e çertifikatave të fituara nga trajnime të ndryshme si eksperincë për të rinjtë;
  • Dhënia e rëndësisë së arsimit joformal dhe lejimi i këtyre trajnimeve si një mësim i rëndësishëm për të rinjtë;
  • Shumë institucione herë pas here shpallin thirrje publike ku të rinjtë dhe grupet rinore aplikojnë me idet e tyre. Ajo që kërkohet është ndarja e drejtë dhe e barabartë gjeografikisht e fituesve të rinj dhe grupeve rinore në të gjithë vendin;
  • Rishikimi i ligjit mbi punësimin e të rinjve. Mos të vihet theksi vetëm tek punësimi i të rinjve ekselent, por t’ju jepet mundësi punësimi (nëpërmjet politikave të punësimit) edhet atyre të rinjve jo eklsent që mund të provojnë aftësitë e tyre dhe mos të mendojnë si zgjidhje emigrimin;
  • Praktikat e paguara të punës së të rinjve për një kohë 3 mujore në instutucione publike (mos të mbeten në përfshirjen e rimbursimit të ushqimit ditor) por të rishikohet një pagesë mujore gjatë periudhës që kryejnë praktikën e punës;
  • Investimet në shkolla, terrene sportive etj, mos të përqendrohen vetëm në qytete të medha, por të shtrihen edhe në qytete periferike. Kjo sjellë më shumë mundësi ku të rinjtë të mblidhen e të organizojnë aktivitete, gjë e cila ndikon edhe në frenimin e përfshirjes së të rinjve në problematika apo vepra jo të duhura për veten, familjen dhe komunitetin;
  • Të behët kulturë (konkurse të ndryshme dhe jo vetëm olimpiada në rang shkollash) që të përfshijnë të rinjtë e gjithë Shqipërisë, ku të konkurojnë dhe të shpalosin talentete e tyre në çdo fushë. Këto aktivitete mos të ndërmerren të organizohen vetëm nga organizata, biznese private apo institucione arsimore, por të hartohet një plan kombëtar i përvitshëm për organizimin e konkurse të ndryshme me përfshirje të gjërë instutucionale dhe grupe të rinjsh kudo ku jetojnë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Regional Youth Dialogue for Europe” i financuar nga Bashkimi Evropian.