sqen

Takim me përfaqësues të Bashkisë Korçë në kuadër të projektit “YOUth Acting”

Në datë 25 Janar 2022, në kuadër të projektit “YOUth Acting Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Youth Act Znj. Sabina Borakaj së bashku me ekspert të projektit, zhvilluan një takim me Drejtoreshën e Kabinetit në Bashkinë Korçë, Znj. Brunilda Prifti. Në këtë takim u prezantua qëllimi i projektit si dhe angazhimi konkret i të rinjve të cilët do të ndjekin aktivitetet e planifikuara.

Gjithashtu u kërkua bashkëpunimi me Bashkinë Korçë për të identifikuar një ambjent brenda të cilit do të krijohet “Info Point” i parë për të rinjtë e qytetit, si dhe do ta përdorin si këndin e tyre të vullnetarizmit që do të funksionojë edhe pas përfundimit të këtij projekti.

Ky projekt zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendrën e Shërbimeve Sociale Kukës dhe Qendrën e Informacionit Aarhus-Shkoder, si dhe financohet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Qëllim i projektit është të rrisë dhe fuqizojë rolin e të rinjve në vullnetarizëm si dhe të forcojë bashkëpunimin institucional për njohjen dhe mbështetjen e vullnetarizmit

.