Në datat 7-9 Qershor 2022, në Romë u zhvillua takimi me përfaqësues nga organizatat anëtare të EYCA në Grupin 5 ku bënë pjesë dhe Shqipëria. Gjatë këtyre ditëve u diskutuan disa çështje të rendësishme në lidhje me Kartën Rinore në secilin prej shteteve anëtare si dhe u shkëmbyen ide për të përmirësuar shërbimet që Karta Rinore ofron.
Drejtoresha e Qendrës Youth Act, znj. Sabina Borakaj, prezantoi arritjet e Kartës Rinore në Shqipëri, gjithashtu dha rekomandimet e saj për të fuqizuar edhe më tej të rinjtë nëpërmjet programeve apo iniciativave të reja europiane.
DO MORE.BE MORE.