Këshilluesja e Qendrës për Arsimin e Lartë në Amerikë Aida Hudhri, udhëtoi në Këndin Amerikan në Kukës për t’u takuar me nxënës të interesuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Aida ndau me ta njohuritë e saj mbi kërkesat për aplikimet nga institucionet e arsimit të lartë në SHBA, dhe ata biseduan mbi shumëllojshmërinë e degëve që ofrojnë universitetet amerikane, si mund të kesh një diplomë më konkurruese në tregun e punës dhe si të marrësh vendimin më të mirë për karrierën e duhur.