Ditën e mërkurë, datë 6 Dhjetor 2017, me rastin e Javës së Rinisë u zhvillua sesioni informues me temë “Karta Rinore Evropiane në Shqipëri” pranë SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Programit “Shqipëria RinOn” të organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Shërbimit Kombëtar Rinor dhe në bashkëpunim me Qendrën Youth Act.
I ftuar special në këtë aktiviteti ishte z. Manel Sanchez, Drejtor Ekzekutiv i European Youth Card Association me qendër në Bruksel. Z. Sanchez informoj të rinjtë e pranishëm mbi mundësitë që ata kanë në 36 shtete të Evropës duke u pajisur me Kartën Rinore Evropiane dhe ndau me ta shembuj konkret mbi praktikat më të mira në vende të ndryshme të Evropës.
Znj. Lorena Haxhiu, Drejtore e Shërbimit Kombëtar Rinor prezantoj për të rinjtë aktivitetet e organizuara për javën e rinisë.