Këndi Amerikan organizoi një seancë të hapur informacioni për studentët dhe studiuesit që ishin të interesuar të studionin në SH.B.A. Këshilltarja e EducationUSA, Aida Hudhri iu përgjigj shumë pyetjeve në lidhje me procesin e aplikimit dhe kërkesat për institucionet e arsimit të lartë në Sh.B.A. Studentët gjithashtu diskutuan për larminë e drejtimeve që universitetet amerikane ofrojnë. Bursat dhe tarifat ishin një pjesë thelbësore e diskutimit.