Qendra Youth Act, në partneritet me Qendrën e Shërbimeve Sociale Kukës dhe Qendrën e Informacionit Aarhus-Shkoder, ka nisur zbatimin e projektit “YOUth Acting”, ifinancuar Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
Projekti do të startojë me trajnime dhe workshop-e mbi aktivizimin shoqëror dhe do të kulmojë me aktivitetin final dhe më të rëndësishëm të këtij projekti: Maratona 48-orëshe e cila do të bëjë bashkë dhe do të angazhojë të rinjtë nga grupe të ndryshme të komunitetit rinor në aktivitete të larmishme vullnetare