Qendra Youth Act pas përfundimit me sukses të projektit “ Të promovojmë të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve përmes kryeveprave të letërsisë”, mori pjesë në konferencën finale të projektit të bashkëfinancuar nga European Union in Albania dhe zbatuar nga #WorldVisionAlbania dhe SEEYN.
Pjesëmarrësit së bashku me panelistët znj. Bora Muzhaqi, Zv. Ministre e Arsimit Sportit dhe Rinisë; Z. Sylvain Gambert, Zëvendës Drejtor i Sektorit Politik dhe znj. Artina Morava, Drejtore Operacionale e World Vision Albania, patën mundësi të shprehin jo vetëm mendimet e tyre, por edhe treguan sfidat që hasin ata dhe bashkëmoshatarët e tyre lidhur me çështje të rëndësishme si e drejta e fjalës dhe liria e shprehjes; e drejta për arsim; e drejta për pjesëmarrje; e drejta për punësim etj.
Projekti ‘’Të rinjtë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri’’ mbështet të rinjtë e organizatave civile për të qenë promovues aktiv në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vlerave demokratike, si edhe të rrisë kapacitetet e tyre për të vënë në zbatim projekte për të ndihmuar njerëzit më në nevojë.