Një nga institutet e Qendra për Kërkim dhe Zhvillim Bridge pjesë e Barleti Group shpall hapjen e pozicionit për Menaxher Financash, rol kyç në drejtimin dhe organizimin e aktiviteteve financiare dhe operative të institucionit, në përputhje me objektivat strategjike dhe legjislacionin në fuqi.
Përshkrimi i Pozicionit
Menaxheri i Financës është përgjegjës për planifikimin, organizimin, monitorimin dhe kontrollin e burimeve financiare të institucionit. Ky rol përfshin mbështetjen e menaxhimit të lartë dhe të gjithë linjave operative për përdorimin efikas të fondeve, duke siguruar një menaxhim të qëndrueshëm financiar, si në aspektin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.
Detyrat Kryesore:
Planifikimi Financiar dhe Buxhetimi
- Hartimi dhe zbatimi i buxheteve sipas objektivave strategjike dhe kërkesave të donatorëve.
- Ofrimi i analizave financiare dhe rekomandimeve për planifikim efikas të fondeve dhe granteve.
- Regjistrimi korrekt dhe në kohë i transaksioneve në sistemet financiare.
Menaxhimi i Granteve dhe Projekteve
- Përgatitja dhe ndjekja e buxheteve sipas kritereve të thirrjeve dhe kontratave.
- Raportimi financiar i projekteve sipas kërkesave të donatorëve dhe legjislacionit.
Raportimi Financiar
- Përgatitja e bilanceve dhe raporteve të tjera financiare periodike.
- Administrimi i pagave dhe detyrimeve fiskale.
- Deklarimi i rregullt i TVSH-së, sigurimeve shoqërore dhe detyrimeve të tjera tatimore.
- Raportimi i rregullt tek eprori i drejtpërdrejtë mbi ecurinë financiare.
Menaxhimi i Fluksit të Parasë
- Monitorimi i likuiditetit dhe përmbushja e detyrimeve financiare.
- Parashikimi i kërkesave për para dhe menaxhimi i faturimeve.
Auditimi dhe Përputhshmëria
- Koordinimi i auditimeve të jashtme dhe përgatitja e dokumentacionit përkatës.
- Mbajtja e evidencave të detajuara financiare për të lehtësuar kontrollin dhe transparencën.
Detyra të tjera
- Menaxhimi i inventarëve dhe aktiveve të qarkullueshme.
- Përgatitja e planeve të prokurimit dhe analiza e ofertave.
- Përmbushja e detyrave shtesë sipas nevojave të institucionit.
Kriteret e Kërkuara
- Diplomë në Financë, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin financiar.
- Njohuri të avancuara të legjislacionit tatimor dhe standardeve të kontabilitetit.
- Aftësi të forta analitike, organizative dhe menaxhuese.
- Përvoja me projekte dhe auditime do të vlerësohet si avantazh.
Paga dhe Përfitimet
Paga dhe përfitimet do të diskutohen individualisht me kandidatët e përzgjedhur, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.
Aplikimi
Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në dhe një letër interesi në adresën: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 23 Maj 2025








