sqen

POLITEIA 2021 mirëpret të rinjtë e Ballkanit Perëndimor

183074807_316606659824036_454891812797473355_n
Shkolla Politeia hapi sërisht dyert e saj për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor. Shkolla verore Politeia do të vijojë të edukojë të rinjtë, këtë vit nëpërmjet projektit “Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor për Europën” në një format online.
Nga 80 aplikime për shkollën Politeia, 30 prej tyre kishin mundësinë të ndiqnin leksionet dhe workshop-et mbi tematika të ndryshme rreth Bashkimit Europian, rolit e të rinjve si qytetar aktiv, demokracia në komunitetin lokal në vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe shumë tema të tjera.
Realiteti i ri ndërkombëtar hapi rrugën për krijimin e platformës Politeia, një mjet i cili do i ofroj pjesëmarrësve të kenë njohuri si në kontakt të drejtëpërdrejtë dixhital me folësin por gjithashtu të gjejnë burimet e nevojshme nga edicionet e kaluara të kësaj shkolle.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në datë 7 Maj 2021, dhe diskutimin e filloj me një panel të titulluar: Të rinjtë e Ballkanit – Agjentët e ndryshimit”
Marjana Koçeku aktiviste e Youth Act Center mori pjesë si paneliste krah ambasadorëve, ministrave, aktivisteve dhe profesionistëve në Ballkanin Perëndimor, në hapjen e POLITEIA Western Balkan School.
Marjana është një Alumni në këtë shkollë pasi ka marrë pjesë në POLITEIA Summer School 2019 si përfaqësuese e Qendrës Youth Act.
Ky projekt mështetet nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me Balkan Trust for Democracy. Qendra Youth Act është partnere dhe zbaton projektin “ Të rinjtë e Ballkanit për Europën” së bashku me 11 organizata të tjera nga Ballkani Perëndimor.