Gjatë ditës së sotme bashkë me 30 të rinjë, nga qyteti i Pejës dhe qyteti i Kukësit diskutuam rreth shkëmbimeve rinore, dhe se si së bashku mund të angazhohemi për të bërë një ndryshim në komunitet. Brenda këtij diskutimi u fol rreth aktivizmit për mbrojtje të mjedisit dhe mënyrat se si pjesëmarrësit përmes vullnetarizmit mund t’a arrijnë këtë qëllim.
Local Democracy Agency bashkë me Qendrën Youth Act njoftuan që së bashku do të punojnë bashkarishtë për kauzën. Gjatë muajit prill, të rinjë nga Peja dhe Kukësi do të angazhohen që të pastrojnë lagjen ku jetojnë që do të shërbej si pikënisje për kauzën të cilën dëshirojnë të ndërgjegjsojnë komunitetin. Ky takim është aktivitet si pjesë e projektit “Volunteerism Marathon Day” i cili implementohet nga Qendra Youth Act në bashkëpunim me Local Democracy Agency Kosovo dhe financohet nga Balkan Forum.