sqen

Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA, hap thirrje për anëtarësime të reja

Nëse je një i ri apo e re midis moshës 16 dhe 25 vjeç që pëlqen punën vullnetare, dëshiron të angazhohesh në komunitetin tënd dhe kërkon të ngresh zërin mbi çështjet që prekin rininë shqiptare, kjo është një mundësi fantastike!Bëhuni pjesë e një prej organizatave rinore më aktive në Shqipëri!

Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri mbledh së bashku një grup​ me​ të rinj dinamikë. Ai synon të forcojë ndjenjën e qytetarisë aktive tek të rinjtë e Shqipërisë përmes aktiviteteve të lidershipit, informimit dhe angazhimit qytetar. Këshilli Rinor dëshiron të fuqizojë të rinjtë shqiptarë duke ndërlidhur dhe frymëzuar ndryshimin, ndërgjegjësimin për çështje të ndryshme rinore, adresimin e shqetësimeve të tyre, diskutimin dhe gjetjen e platformave të mundshme për zbatimin e zgjidhjeve. 

Mos ngurro të aplikosh këtu

Aplikimet mbyllen në datën 15 prill.