sqen

Java Europiane e Rinisë

European Youth Week

Në kuadër të Javës Europiane të Rinisë, Qendra Youth Act në datë 27 Maj 2021, organizoi një takim online me të rinj dhe të reja për të diskutuar mbi mundësitë që ata kanë për tu angazhuar në projekte Europiane nëpërmjet Shqipërisë. Në këtë takim mori pjesë Znj. Kleina Kasanai, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë e cila prezantoi AKR dhe gjithashtu bashkëbisedoi me të rinjtë pjesëmarrës në lidhje me angazhimin e të rinjve në politikat rinore.

Një pjesë shumë të rendësishme të takimit kishin edhe të rinjtë të cilët duke u angazhuar vullnetarisht në Qendrën Youth Act, kanë përfituar dhe mundësinë të përfaqësojnë vendin e tyre në aktivitete të ndryshme kudo në Europë.

Të ftuara ishin: Marjana Koceku, pjesëmarrëse në Programin Politeia Summer School e organizuar në Mal të Zi.

Grejsa Dushku e cila ka ndjekur aktivitetet e projektit “Regional Youth Compact for Europe” në Serbi.

Majlinda Bajrami përfaqësuese e Shqipërisë midis shumë shteteve të tjera në “European Youth Panel”.

Uendi Kodheli e cila ka qenë pjesë në një “Youth Exchange” në Turqi.

Të ftuarat prezantuan aktivitetet që kanë ndjekur në periudha të ndryshme si dhe i bënë thirrje të gjithë të rinjve të angazhohen maksimalisht në nisma rinore pasi i ndihmon ata të zgjerojnë rrjetin e tyre si dhe të përfitojnë sa më shumë njohuri.