Hapen aplikimet për POLITEIA, shkollën verore të vendeve të Ballkanit Perëndimor!
Fondacioni Qendra për Demokraci vazhdon të mbajë shkollën tradicionale POLITEIA, këtë vit në një format të ri online. Pasi POLITEIA u zgjerua në rajon në 2019 përmes projektit Të rinjtë e Ballkanit për Evropën, ajo mori sloganin Politeia Goes Regional, i cili këtë vit bëhet Politeia Goes Digital.
“Shkolla e Ballkanit Përëndimor POLITEIA për pjesëmarrjen e të rinjve” do të mbahet nga data 7-29 Maj 2021 përmes platformës së re arsimore dixhitale POLITEIA.
Shkolla e parë Politeia për shoqërinë civile është mbajtur në 1997 përgjatë protestës së madhe dhe të gjatë të studentëve ku të rinjtë fituar njohuri mbi vlerat demokratike dhe Europiane. Që në atë kohë, qindra të rinj kanë qenë të prekur dhe motivuar për t’u përfaqësuar aktivisht në procesin social dhe politik. Është njohur si një nga liderat e programeve të edukimit jo-formal në Ballkanin Perëndimor për shkak të zgjedhjes së përkryer të lektrorëve, metodologjisë interaktive gjithashtu dhe përzgjedhjes të kualifikuar të pjesëmarrësve.
Disa nga temat kryesore për Politeia këtë vit do të jenë:
Pse është i rendësishëm Bashkimi Europian për ne?
A ka zhvillim dhe prespektiva për të rinjtë pa shtetin e së drejtës?
Çfarë lloj edukimi duam ne?
Bashkëpunimi dhe pajtimi në Ballkanin Perëndimor – të parit pas, të parit përpara
Demokracia në bashkësinë lokale – ideja dhe praktika e qytetarisë aktive
Të rinjtë në dialog me shtetin – të marrin pjesë në hartimin dhe diskutimin e politikave publike;
Pjesëmarrësit në shkollën e Ballkanit Perëndimor Politeia për përfaqësues të rinj është hapur për studentë në vitin e fundit, studentë të diplomuar, profesionistë të rinj deri në moshën 28 vjeç. Pjesëmarrësit do të përzgjidhen sipas degës, arritjeve të tyre akademike dhe politike të cilat përshtaten me temën e Shkollës Politea. Ata duhet të tregojnë mirëkuptim për procesin e Integrimit drejt Bashkimin Europian për vendet të Ballkanit Perëndimor dhe interes në fushën e drejtësisë, të drejtave themelore, punësimin e politikat sociale si dhe krijimin dhe monitorimin e politikave publike.
Ceremonia e hapjes së shkollës POLITEIA është planifikuar për në datën 7 Maj 2021, ndërsa trajnimet do të mbahen cdo të shtunë nga ora 10:00 – 14:00, dhe leksionet çdo nga ora 16:00 – 18:00 deri në datën 29 Maj 2021 nëpërmjet platformës Politeia.
Ftohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë në këtë formë .
Afati i fundit për të aplikuar është data 23 Prill 2021.
Pjesëmarrësit duhet të jenë nga:
Serbia
Mali i Zi
Maqedonia e Veriut
Bosnje and dhe Hercegovina
Shqipëria
Kosova
Turqia
Ky projekt mështetet nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me Balkan Trust for Democracy. Qendra Youth Act është partnere dhe zbaton projektin “ Të rinjtë e Ballkanit për Europën” së bashku me 11 organizata të tjera nga Ballkani Perëndimor.