sqen

Fushata e parë ndërgjegjësuese për vullnetarizmin me të rinjtë e qytetit të Shkodrës

Në kuadër të projektit “YOUth Acting” zbatuar nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkoder dhe Qendra e Shërbimeve Sociale Kukës, i financuar nga Leviz Albania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania u zhvillua me datë 1 prill, fushata e parë ndërgjegjësuese për vullnetarizmin nga të rinjtë e shkollës së mesme Gjimnazi “OSO KUKA” – Faqja Zyrtare, të cilët ishin pjesë e aktivitetit të ngritjes së kapaciteteve për vullnetarizmin. Për të nxitur më shumë vullnetarizmin në grup mosha të ndryshme është e nevojshme të kuptohen arsyet, nevojat, interesat, target grupet, mundësitë, pengesat, fushat e veprimtarisë, etj. Prandaj, angazhimi i të rinjve në këtë aktivitet, me mentorimin e ekspertes, u përqëndrua tek ndërtimi i një pyetësori i cili do të mbledhë të dhëna të ndryshme dhe do të përdoret si instrument nga vetë të rinjtë në fushatat në vijim, për të rritur ndërgjegjësimin qytetar për pjesëmarrje në vullnetarizëm por edhe për të kuptuar mekanizmat që e nxisin këtë angazhim në punë vullnetare. Ishte kënaqësi për ne, pjesëmarrja e të rinjve të tjerë të shkollës së mesme “Oso Kuka” të cilët janë përfshirë në këtë projekt nga nxitja e të rinjve pjesëmarrës në aktivitetin e mëparshëm.Na ndiqni! Veprimtari të tjera do të vijojnë me të rinjtë me iniciativa të ndryshme e konkrete vullnetare.