Në datën 06 Maj 2019, Qendra Youth Act ka zhvilluar trajnimin me temë “Aktivizëm dhe Vullnetarizëm” në shkollën e mesme “Besnik Sykja”, Tiranë.
Ky trajnim është zhvilluar në kuadër të projektit “Të fuqizojmë të rinjtë nëpërmjet Mobilitetit dhe Kartës Rinore Evropiane“, i cili ka si qëllim angazhimin e të rinjve në programe të ndryshme Europiane.
Rreth 25 nxënës pjesëmarrës, të ndarë në grupe diskutuan rreth eksperiencave të tyre në lidhje me aktivitete vullnetare të cilat janë bërë pjesë më herët por gjithashtu dhanë dhe arsyet e tyre pse duhet të angazhohen në të tilla nisma.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe mbështetur nga Partners Albania for Change and Development në kuadër të projektit “Youth Bank Hub for Western Ballkan and Turkey”. Qëllimi i këtij projekti është ndërgjegjësimi i të rinjve mbi aktivitetet vullnetare si dhe rritje kapacitetesh nëpërmjet trajnimeve të ndryshme.