sqen

Karta Rinore dhe roli i bizneseve në zgjerimin e shërbimeve

WhatsApp Image 2021-04-08 at 21.18.38Në datën 7 Prill 2020, Qendra Youth Act zhvilloi takimin online me temë: “Karta Rinore dhe roli i bizneseve në zgjerimin e shërbimeve”. E ftuar për të biseduar me të rinjtë ishte Bora Muzhaqi, Ish Këshilltare e jashtme e BERZH, pranë Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Në këtë takim morën pjesë të rinj anëtarë të Kartës Rinore të cilët ndanë eksperiencat e tyre pasi kanë përdorur këtë kartë, si dhe dhanë sugjerimet e tyre për bizneset e reja të cilat duhet të bëhen pjesë e rrjetit të kartës.

Të rinjtë u shprehën entuziastë për avantazhet që karta i ofron duke përfituar zbritje cmimi në biznese të ndryshme në shqipëri dhe europë, gjithashtu dhe për pjesëmarrjen në trajnime dhe aktivitete të tjera rinore.

Për më shumë informacion rreth kartës rinore vizitoni faqen www.kartarinore.al