sqen

Aktiviteti “Duarartët” | Mamurras

df517ba3-aed8-4f08-9916-303ef7029acdNë zbatim të projektit “New Start-Educate in Healthy, Safety and Security Environment”,
financuar nga Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA) i cili synon
përmirësimin e ambientit social e mjedisor për edukimin e nxënësve të shkollës 9-vjeçare
“Migjeni” në Mamurras, u zhvillua një aktivitet artistik mbi artin figurativ i cili angazhoi rreth 20
nxënës, përfaqësues të të gjitha niveleve.
Ky aktivitet, i cili paraprin 2 aktivitete të tjera mbi artin figurativ, synoi evidentimin e talenteve
në pikturë dhe njohjen e tyre me teknika të thjeshta. Tema e lirë shpalosi imagjinatën dhe
fantazinë e nxënësve të cilët treguan përkushtim si dhe u nxitën për të rritur aftësitë e tyre
shprehëse.
Nxënësit u orientuan mbi aktivitetet e radhës në të cilat do të përdoren teknika më të vështira. Në
fund të trajnimit u shpërndanë edhe shpërndanë edhe certifikata për pjesëmarrësit.

WhatsApp Image 2021-05-14 at 16.27.39 (1)