sqen

Aktivitet në shkollën “Migjeni” Mamurras, në kuadër të Javës së Europës

a6060cca-b1bd-4486-804e-322f98e78129

Sot në ambientet e shkollës “Migjeni” në Mamurras u zhvillua një aktivitet në kuadër të Javës së Europës, mbi investimet e huaja në Shqipëri.
Shkolla “Migjeni” është restauruar në kuadër të “New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment”, i cili realizohet me mbështetjen financiare të “Programit Italo – Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim, IADSA II” dhe zbatohet nga Bashkia Kurbin në partneritet me Qendrën Youth Act.
Të pranishëm në këtë event ishin  Zv/Ambasadori i Italisë në Tiranë, z.Alberto Petrangeli, Bashkë-drejtori italian (IADSA) z. Carlo Volpi , Kryetarja e Bashkisë Kurbin Znj.Majlinda Cara, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Youth Act, znj. Sabina Borakaj si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile e bashkëpunëtorë në projekte rinore e sociale.

e4ab3633-e035-42ff-86ce-70fc494a755e ee6adf85-5d1d-458e-b958-de5238931603 efaf39a5-d4c5-4483-b30f-fdf9a0a527c2 WhatsApp Image 2021-05-14 at 12.53.27