Qendra Youth Act në kuadër të projektit “ Fuqizimi i të Rinjve nëpërmjet Mobilizimit dhe Kartës Rinore Evropiane” ka nisur fazën e dytë të aktiviteteve.
Në datë 26.04.2019, në shkollën e mesme “Sandër Prosi” u zhvillua aktiviteti me temë: “Aktivizëm dhe Vullnetarizëm”.
Gjatë këtij aktiviteti morën pjesë rreth 20 nxënës të cilët ishin të interesuar, gjithashtu ndanë dhe idetë e tyre mbi temat e përcaktuara me bashkëmoshatarët e tyre.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe mbështetur nga Partners Albania for Change and Development në kuadër të projektit “Youth Bank Hub for Western Ballkan and Turkey”.