Rrjeti kombëtar i të rinjve të Kartës Rinore Europiane në Shqipëri.
A je 18–29 vjeç, ke dëshirë të angazhohesh dhe beson se zëri i të rinjve mund të sjellë ndryshim?
Albania Youth Panel është rrjeti kombëtar i të rinjve aktivë i Kartës Rinore Europiane në Shqipëri, i krijuar për të fuqizuar pjesëmarrjen rinore, për të nxitur bashkëpunimin dhe për t’u dhënë të rinjve mundësinë të kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.
I frymëzuar nga modeli i EYCA Youth Panel, ky panel me mandat 2-vjeçar do të mbledhë të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët do të bashkëpunojnë në zhvillimin e iniciativave, projekteve dhe aktiviteteve që promovojnë pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe vlerat e Kartës Rinore Europiane.
Nëse dëshiron të zhvillosh aftësitë e tua, të zgjerosh rrjetin e kontakteve dhe të bëhesh pjesë e një komuniteti dinamik të të rinjve, kjo është mundësia e duhur për ty.
Kush mund të aplikojë?
Mund të aplikosh nëse:
- Je 18–29 vjeç.
- Je mbajtës/e i/e një Karte Rinore Europiane të vlefshme.
- Je i/e angazhuar në komunitetin tënd ose ke motivim për t’u përfshirë në aktivitete rinore.
- Ke ide kreative dhe dëshirë për të sjellë ndryshim pozitiv.
- Ke aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Je i/e gatshëm/e të marrësh pjesë në takime, trajnime dhe aktivitete në nivel lokal dhe kombëtar.
- Je student/e ose i/e ri/e aktiv/e në një nga qytetet: Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë, Vlorë ose Gjirokastër.
Çfarë ofron Youth Panel Albania?
Youth Panel Albania është një grup përfaqësues i të rinjve që do të kontribuojnë në zhvillimin e programeve dhe aktiviteteve të Kartës Rinore Europiane në Shqipëri.
Anëtarët e panelit do të kenë mundësinë të:
- Përfaqësojnë zërin e të rinjve në qytetin e tyre.
- Japin ide dhe rekomandime për programe dhe iniciativa të reja.
- Marrin pjesë në trajnime, aktivitete dhe evente kombëtare.
- Promovojnë Kartën Rinore Europiane dhe mundësitë që ajo ofron.
- Bashkëpunojnë me organizata rinore, universitete, institucione publike dhe partnerë lokalë.
- Kontribuojnë në fushata dhe iniciativa kombëtare e ndërkombëtare.
- Ndërtojnë aftësi në lidership, komunikim, advokim dhe menaxhim projektesh.
- Krijojnë lidhje me të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe rrjeti evropian i EYCA.
Anëtarët e Youth Panel Albania do të angazhohen për:
- Mandat 2-vjeçar.
- Takime të rregullta online (mesatarisht një herë në muaj) dhe fizike (2 herë në vit)
- Pjesëmarrje në aktivitete dhe iniciativa lokale sipas mundësive.
- Kontribut aktiv në zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve të Kartës Rinore Europiane.
Çfarë përfiton?
Si pjesë e Youth Panel Albania do të kesh mundësinë të:
- Zhvillosh aftësi personale dhe profesionale.
- Ndërtosh eksperiencë në lidership dhe përfaqësim rinor.
- Bashkëpunosh me të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe rrjeti evropian EYCA.
- Marrësh pjesë në trajnime, aktivitete dhe evente ekskluzive.
- Kontribuosh në iniciativa me ndikim real për të rinjtë.
- Zgjerosh rrjetin tënd profesional dhe shoqëror.
Si të aplikosh?
Plotëso formularin e aplikimit brenda afatit të shpallur.
Afati i aplikimit: 30 Gusht 2026
Formulari i aplikimit: Apliko këtu
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit.
Bëhu zëri i të rinjve në qytetin tënd!
Albania Youth Panel është mundësia për të qenë pjesë e një rrjeti kombëtar të të rinjve që frymëzojnë ndryshimin, ndërtojnë iniciativa dhe përfaqësojnë brezin e tyre në Shqipëri dhe në rrjetin evropian të Kartës Rinore.







