sqen

Hapet thirrja e shtatë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike

Hapet “Thirrja e shtatë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”. Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 në rolin e sekretariatit teknik përmes koordinimit ndërinstitucional me institucionet e administratës shtetërore në nivel qendror e vendor, shoqëritë tregtare si dhe organizatat jo fitimprurëse, do të koordinojë  mundësimin e kryerjes së praktikave profesionale të të rinjve nga mosha 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, pranë institucioneve të sipërpërmendura, duke i aftësuar studentët me përvojë pune, përmes zhvillimit të aftësive të tyre profesionale, akademike, e personale.
 
Programi është parashikuar të realizohet për një periudhë tre – mujore, 12 shtator – 12 dhjetor 2022.
 
Për më shumë informacion, vizitoni https://praktika.riniafemijet.gov.al.