Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit YOUth Acting i cili financohet nga LëvizAlbania,një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Pjesëmarrës ishin të rinj nga qutetet Kukës, Korçë, Shkodër dhe Vlorë. Qëllimi i aktivitetit ishte nxitja e debatit dhe e shkëmbimit të ideve rinore mbi aktivizimin vullnetar në komunitet. Ndërsa shpeshherë vullnetarizmi kuptohet si një angazhim që përfshin disa aksione te shkëputura për mbjelljen e disa fidanëve apo ne pastrimin e qendrave të qyteteve e të plazheve nga mbetjet urbane, ekspertët përkatës treguan nëpërmjet shembujve se si ky koncept është më i gjerë. Ata treguan sesi nëpërmjet përfshirjes vullnetare të njerëzve ne mbrojtje të mjedisit, është bërë i mundur pezullimi i ndërtimit të disa hidrocentraleve në zonat e mbrojtura. Pra, nëse ka vullnet qytetar dhe masivitet në vullnetarizëm, arrihet marrëveshje e zgjidhje në dobi të komunitetit.
Pjesëmarrësit drejtuan pyetje-përgjigje mbi aspekte dhe çështje bazuar në objektin e takimit duke u sqaruar në çdo detaj mbi informacionin, njohuritë dhe aftësitë që dëshironin të përfitonin lidhur me vullnetarizmin dhe rolin e tij në parandalimin e ndotjes së ambientit dhe pastrimin e tij në rast se ndotet.
Gjithashtu, u diskutua mbi rëndësinë e vullnetarizmit duke e konkretizuar me raste nga realiteti ndërkufitar.