Në kuadër të projekti BeWell@Digital, nën titullin “Epoka dixhitale dhe mundësitë e punësimit në arenat kombëtare dhe ndërkombëtare” Qendra Youth Act organizoi një tryezë të rrumbullakët në formë bashkëbisedimi me rreth 25 të rinj, student, anëtar organizatash si dhe të punësuar në sektorin publik dhe privat.
Projekti BeWell@DIGITAL ka për qëllim përmirësimin e statusit të shëndetit mendor për të rinjtë nga Shqipëria, Mali i Zi, dhe Bosnje Hercegovina, duke fuqizuar të rinjtë për të rritur aftësitë në rutinën e edukimin dixhital dhe zhvillimin e karrierës, krijimin e shërbimeve mbështetëse të këshillimit për shëndetin mendor dhe ngritjen e kapaciteteve dhe mundësive të reja të punësimit në arenën dixhitale të punësimit.
Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes programit ErasmusPlus, dhe zbatohet nga një konsortium i drejtuar nga International Youth Health Organization dhe partnerët: Qendra Youth Act, PRONI, CAZAS, Epistimoniki Etaireia Vioiatrik is Pliroforikis kai Plirofikis Ygeias – GBHI si dhe Institute of modern technology Montenegro.